Categories
Uncategorized

Lutja e Profetit Musa qe eshte me e rende se 7 qiejt dhe 7 toka

Lutja e Profetit Musa qe eshte me e rende se 7 qiejt dhe 7 toka
Falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë mbështetje tek Allahu nga të këqijat e shpirtit dhe të këqijat e veprave tona. Atë që e udhëzon Allahu, nuk ka kush që e humbë dhe atë që e humbë, nuk ka kush ta udhëzojë. Dëshmoj se s’ka të adhuruar me të drejtë veç Allahut, i Cili është i Vetëm dhe i pa shok, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij.
Salavati dhe selami qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, si dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë atë dhe kapen për Sunetin e tij deri në Ditën e Gjykimit…

O ju muslimanë, Allahu i Madhëruar na porositi ta përmendim Atë në çdo kohë, pakufishëm, duke na thënë: “O besimtarë, përmendeni shpesh Allahun dhe lavdërojeni Atë në mëngjes dhe në mbrëmje”. Ahzab 41-42. E veçanërisht na urdhëroi ta përmendim pasi të lirohemi nga adhurimet e caktuara, në kohët e tyre të posaçme: “Pasi të kryeni namazin, përmendeni Allahun duke qëndruar në këmbë, ulur dhe të shtrirë”. Nisa 103, dhe tha: “Pasi t’i kryeni ritet e haxhillëkut, përmendni Allahun ashtu siç i kujtoni prindërit tuaj, madje edhe më tepër!”. Bekare 200.

Përmendja e Allahut i përfshin të gjitha adhurimet, ato me gojë dhe ato me gjymtyrë. Pra çdo adhurim është përmendje e Allahut. Besimtari gjithmonë e përmendën Allahun, e sidomos me gojë, duke e falënderuar (duke thënë Elhamdulilah) apo lartësuar (duke thënë Subhanallah) apo madhëruar (duke thënë Allahu Ekber), ngase se ky lloj i të përmendurit e Allahut është më i lehtë për njeriun në të gjitha gjendjet e tij, qoftë duke ecur apo duke qenë i hipur mbi kafshë, apo duke qenë në këmbë apo ulur apo i shtrirë. Kjo e tëra, ngase gjuha nuk lodhet nga lëvizjet e bëra kur e përmend Allahun, në krahasim me organet e tjetra, të cilat lodhen nga lëvizjet e tepërta.

Padyshim se fjala më e mirë nga të përmendurit e Allahut, është fjala: La ilahe il-lAllah. Për këtë arsye ajo duhet shqiptuar sa më tepër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *