Categories
Uncategorized

Majko dhe 3 ish-presidentët e Shqipërisë javën tjetër zbarkojnë në Hagë, ja arsyeja…

Majko dhe 3 ish-presidentët e Shqipërisë javën tjetër zbarkojnë në Hagë, ja arsyeja…

Tre ish-presidentët e Shqipërisë: Alfred Moisiu, Rexhep Meidani e Bamir Topi dhe ish-Kryeministri Pandeli Majko, javën e ardhshme do t’i vizitojnë Hagën. Vizita e tyre parashihet të ndodhë me 29 shtator.

Ish-drejtuesit e shtetit shqiptar pritet të zhvillojnë takime me ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, ish-deputetin Rexhep Selimi dhe të tjerët, që si ish-krerë të UÇK-së po mbahen në paraburgim nga Haga.

Po ashtu, mësohet se nga Kosova, këtij delegacioni të ish-presidentëve do t’i bashkohet edhe Behgjet Pacolli, ish-ministër i Jashtëm dhe zv.kryeministër i Kosovës. Kjo vizitë do të jetë ndër më të rëndësishmet pas asaj të kryeministrit Edi Rama, krerëve fetarë të Kosovës të dhe kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *