paraqitjen e realizuar në Kampionatin Botëror, Zelimkhan Abakarov bëri krenar të gjithë Shqipërinë, që feston një titull kampion bote.
Me ngjitjen e flamurit kombëtar në shkallën më te lartë të podiumit në një Kampionat Botëror, mundësit Abakarov i takon me ligj edhe shpërblimi financiar nga shteti shqiptar. Kështu për medaljen e artë, ai do të përfitojë 100 milionë lekë të vjetër. Shpërblim gjithashtu i takon edhe trajnerit Leonard Çamkashi, teksa ligji parashikon 40% të shumës së sportistit, pra 40 milionë lekë të vjetër.
Kryeministri Rama bëri të ditur se qeveria ka gati ligjin për sportistët elitarë që nderojnë Shqipërinë, të cilëve do u akordohet grada “Kolonel”. Rama deklaroi se këta sportistë do të paguhen nga Ministria e Mbrojtjes deri në daljen në pension.