FBI ndihmoi në gjetjen e Adriatik Llallës? Ish-kryeprokurori në Itali prej një viti….
Agjentët e FBI së amerikane dyshohet të kenë ndihmuar në lokalizimin (gjetjen) e ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla rreth një vit më parë.
Bashkëpunimi i mundshëm i Policisë Shqiptare me FBI zbulohet nga komunikimet me e-mailet e ish-drejtorit të Policisë Gledis , shkruan newsbomb. Nano mendohet se i ka dërguar dy agjentëve të FBI-se të dhënat lidhur me Llallen si gjeneralitetet, vendi i fundit ku u pa dhe informacion nga TIMS.
Llalla u arrestua në Itali, pak ditë pas komunikimit të Nanos, ndërsa prej gati një viti është në pritje të ekstradimit drejt Shqiperise ku do të vuajë dënimin me 2 vite burg për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë.