Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se qeveria shqiptare ka nisur fazën e dytë të programit për të ndërtuar me parametra më të mira të BE-së 300 qendra shëndetësore.
Rama shprehet se nga veriu në jug do të ketë shërbim shëndetësor në të gjitha pikat shëndetësore.
“Nisim fazën e dytë të programit të 300 qendrave shëndetësore ku 40 qendra të tjera dhe ambulanca do të rehabilitojmë këtë vit në të gjithë vendin. Ndërkohë janë drejt përfundimit Qendrat Shëndetësore: Gjoricë, Ambulancat Dushaj, Peladhi, Çerenec i Poshtëm dhe Gjuras në Bulqizë; Qendra Shëndetësore Toshkëz në Lushnjë; Ambulanca Suk në Roskovec; Qendra Shëndetësore Ruzhdije dhe Ambulanca Dukas në Patos; Qendra Shëndetësore Lis, Ambulanca Zenisht dhe Ambulanca Mallunxë në Mat”, shkruan Rama.