Categories
Uncategorized

Gruaja nga Puka “shtang” Berishën: I fus plumbin ballit Ramës, e zhduk qenin!/ Ndërhyn…

Sali Berisha zhvilloi një takim me demokratët e Pukës por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte një deklaratë kërcënuese. Një grua që iu dha mikrofoni tha se nëse do ta autorizonte “doktori”, ajo ishte e gatshme që “t’ia fusë plumbin ballit Edi Ramës”, ndërsa Berisha ndërhyn duke i kthyer përgjigje.

Gruaja nga Puka: “Në Pukë nuk ke asnjë, me dalë dikush me bërtit, me vra dikën. Unë jam 82 vjeçe, me ba me më dal përpara, i bi në plumb ballit Edi Ramës. Ai ka siguruar nipa e mbesa e stërmbesa duke vjedhur shqiptarët. Del e thotë që shqiptarët janë të mbrojtur. Jo kur të marrë pushtetin zoti Berisha, por më para, më autorizo mua, pa i ra në plumb ballit s’e lë. Sa kam me jetu unë, po shkoj e po e zhduk qenin”.

I përgjigjet Sali Berisha: Votën kemi “plumb” ne…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *