Qeveria Rama ka vendosur ta shtyje për në shtator “Pake.tën e Dytë të Ndihmës Financiare” nga e cila do të përfitojnë familjet në nevojë, invalidët dhe pensionistët. “Po rishikojmë buxhetin dhe po analizojmë konsumin, në përfundim të rishikimit do të dal me paketën që do të vijojë për bizneset dhe indi.vidët që kanë më shumë nevojë”- deklaroi ministrja e Financave Delina Ibrahimaj kur përfundoi edhe Paketa e parë e Rezistencës Sociale.
“Faktoje” mësoi nga burime pranë minis.trisë së Financave se tre muajt e verës do të kalojnë pa ndihmë për familjet në nevojë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se ndryshimet në buxhet për “Paketën Ant.ikrizë 2” do të miratohen në shtator, në nisje të sesionit të ri Parlamentar.
Ndërkohë, sipas raportimeve të ministrisë së Financave, të ardhur.at në arkën e shtetit për 6-mujorin e parë të vitit, u rritën më 19% e thënë ndryshe në buxhetin e shtetit janë 370 milionë euro më shumë se e njëjta peri.udhë e një viti më parë.