“Shtatori do bënte namin”/ Lesi tallet me protestën e Metës: Ishte me shoferin dhe…
Botuesi i “Koha Jonë”, Nikollë Lesi e cilësoi të dështuar protestën e Partisë së Lirisë tek inceneratori i Tiranës. Lesi tha kjo proteste tregoi se opozita nuk është e bashkuar sic u paralajmërua gjatë verës se në “shtator do vinte ndryshimi i madh”.
“Meqë u bë gjithë ajo përgatitje se shtatori do bënte namin, kjo protestë duhet të kishte njerëz, të paktën 10-15 mijë veta. Aty ishin vetëm njerëzit e Ilir Metës, kishte ardhur vetëm Edmond Spaho me shoferin e vet”, tha Lesi. Sipas tij, Berisha duhet të ishte në protestë bashkë me grupin parlamentar të PD për të treguar se opozita është e bashkuar.
“Kjo opozitë po vjen me dy gjela dhe kjo do krijojë probleme. Atje duhet të shkonte edhe Berisha dhe grupi parlamentar i PD për të treguar se jemi 1 dhe brenda vjeshtës do ta rrëzojmë Ramën siç kanë thënë”, u shpreh Lesi.