Categories
Uncategorized

Moti i keq/ Mbërrijnë forcat e Emergjencave Civile, ja situata sot në Tropojë pas…

Pas motit të keq me reshje intensive të shiut, të cilat shkaktuan përmbytje në disa fshatra, dhe bllokim të disa rrugëve nacionale, në Tropojë situata raportohet të ketë qenë e qetë gjatë natës, pasi nuk ka pasur reshje shiu, ndërsa ditën e sotme rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht.

Aktualisht pa energji elektrike është Njësia Administrative e Fierzës dhe fshati Valbonë, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e territorit të bashkisë Tropojë është e mbuluar me energji elektrike. Në orët e para të mëngjesit kanë mbërritur në zonat e prekura nga përmbytjet forcat e Emergjencave Civile si dhe është dërguar nga bashkia një fadromë për të pastruar rrugën Tragetet-Dushaj, po ashtu dhe një tjetër është dërguar në fshatin Degë.

Ditën djeshme, vendi u përfshi nga reshje në formë stuhie e rrebeshe, të cilat krijuan problematika kryesisht në disa qytete si Durrës, Lushnjë, Belsh e Tropojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *