Duke akuzuar prokurorë e gjykatës se bëjnë tregti me dosjet, Rama tha se VKM për “konfiskimin e kateve pa leje” vjen për të kaluar pikërisht këtë ngërç.
Rama tha se ndërtuesi mund të ketë gjykatësin ‘në xhep’, nuk do i dalë llogaria, të blejë sipërfaqen e ndërtuar pa leje me çmimin real të tregut dhe jo me atë që deklarojnë.
“E kam thënë disa herë, është e tmerrshme, por pse ndodh. Sepse këta më të pasurit me këtë drejtësi i zgjidhin punët. Ky është problemi është drejtësia që nuk na lejon t’i bëjmë gjërat deri në fund. Flitet për policinë, po nëse gjykatat do bënin sa policia ky vend sot do ishte shumë herë më i përparuar. Sa janë rastet që policia i çon në gjykatë, dhe sa fajtorë marrin bekimin e gjykatës për për të përsëritur të njëjtin faj. Prokurorët dosjet i bëjnë tregti me politikën dhe median. Një vendim qeverie nuk heq dot nga duart e drejtësisë, por ata që kanë ndërtuar do vënë mend. Sepse nëse ke gjykatësin në xhep, nuk të del llogaria ta blesh me çmimin real” tha Rama.