Categories
Uncategorized

Punimet në tunelin e Llogarasë ecin me ritme të larta, hapen mbi 3 km rrugë, banorët e zonës…

Punimet në tunelin e Llogarasë ecin me ritme të larta, hapen mbi 3 km rrugë, banorët e zonës…

Vijojnë me ritme të larta punimet për tunelin e Llogorasë që lidh Dukatin me Palasën në një gjatësi prej 6 km.

“Jemi në anën jugore ku po punohet ose në anën e Dukatit tuneli është hapur rreth 2 mijë metra ose 2 km linear. Ndërsa në anën e Palasës tuneli është hapur 1800 metra, pra në total 3800 metra linearë. Afati i kontratës është 33 muaj, por objektivi ynë është që ta mbarojmë përpara këtij afati”, thotë Ardino Halimi, inxhinier i punimeve. Sipas inxhinierit punimet po ecin me ritme të kënaqshme, ndërsa ky investim pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun gjatë ditëve të verës.

“Jam banor i zonës, i kam ndjekur punimet dhe është një vepër që i përket të gjithëve. Mendohet që baza e zhvillimit është turizmi, për turizmin do më shërbejë edhe mua dhe të gjithëve. Shkurton rrugën shumë. Kur është për republikën është edhe për Dukatin, edhe për Tragjasin, edhe për Radhimën, por në radhë të parë është për turistët”, thotë një banor i Dukatit.

Categories
Uncategorized

Spiridσn Ilσ, i pari që regjistrσi Himnin Kσmbëtar

Lindi në Korçë më 30 shtator 1876, muzikanti e atdhetari i njohur shqiptar, Spiridon Ilo.
Ai ishte shqiptari i parë, që ngriti një firmë për ndërtimin e pllakaυe të gramafσnit dhe regjistrσi shumë këngë patriσtike dhe pσpullσre shqiptare, pσr regjistrimi më i rëndësishëm mbetet ai i Himnit Kσmbëtar.

Spiridσn Ilσ mërgσi që herët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku krahas punës së përditshme, ndσqi dhe studimet e larta për muzikë. Në New Yσrk, të Amerikës hapi një kafene të υσgël, ku edhe themelσi shσqërinë e parë diskσgrafike me këngë shqip, në υitin 1923. Nën drejtimin e tij, diskσgrafia luajti një rσl të rëndësishëm në zhυillimin e kulturës shqiptare në υitet 1920-1940.

Ilσ kreu regjistrimin e parë të himnit kσmbëtar të Shqipërisë. Në këtë regjistrim, me numër regjistrimi E-3948, himni u këndua nga Spiridσn Ilσ dhe tenσri arbëresh, Gjuzeppe Maurσ. Në υitet `20 bσtσi e shpërndau kartσlina me temë patriσtike. Ka bσtuar kσmedinë “Υërtet ëndërr” si dhe përmbledhjen me këngë patriσtike “Dëshirat e zemrës”.

Mbas disa υjetësh u rikthye në Rumani dhe në υitin 1926 u υendσs përfundimisht në Kσrçë. Më 1 prill të υitit 1945 iu akσrdua pensiσn si Patriσt i Rilindjes Kσmbëtare. Kallëpet e pllakaυe të gramafσnit Spiridσn Ilσ i sσlli në Shqipëri dhe më 1946 ia dhurσi Kσmitetit Ekzekutiυ. Υdiq në Kσrçë në υitin 1950.

Categories
Uncategorized

Mustafa Nano – Kosova është pjesë e Serbisë dhe Shqiptarët janë shumë mbrapa Serbisë

Në emisionin ‘Studio e Hapur’, në News 24, Mustafa Nano ka pohuar që në fillim të bisedës së të jesh shq iptar është fa ta litet. Madje sipas tij, shqiptarët kulturalisht janë më të prapambetur se fqinjët.

Të jesh shqiptar është fa tali tet, siç është edhe të jesh anglez, serb, gjerman. Eshtë një gjë që nuk është zgjedhja jonë, siç nuk është zgjedhja jonë të jemi burra apo gra.Shqiptari është një qenie kulturalisht e prapambetur sidomos kosovarët janë kampion të prapa mbeturisë e në vecanti me fshinjët e tyre.

Categories
Uncategorized

Naim Abazi: “Kur Shetitem Neper Bote, Me Vjen Turp Te Prezentohem Si Shqiptare”

Naim Abazi: “Kur Shetitem Neper Bote, Me Vjen Turp Te Prezentohem Si Shqiptare” Këngëtari i njohur kosovar, Naim Abazi përmes një interviste ka kritikuar disa zakone të mysllmanve. Ai ka thene se shqiptarve nuk ju ka hije te mbajne mjekrra te gjata..“Nuk eshte ne zakonet e traditat tona. Mjekrra e gjate eshte ves i arabve. Kush mban mjekerr ne Kosove duhet me u dergu ne Arabi. Si e mendoni këtë deklaratë shprehuni në koment!

Categories
Uncategorized

Bishtat e Thata të Qershive – Një Trajtim Organik Për Problemet e Veshkave dhe Presionit të Gjakut

Prej kohësh AgroWeb.org i ka këshilluar lexuesit e vet që t’i ruajnë dhe t’i thajnë bishtat e qershive.

Ata që e kanë ndjekur këshillën i kanë provuar efektet mirëbërëse të çajit unik të bishtave të qershive, të cilat AgroWeb.org po i rendit në vijim.

Bishtat e qershive janë të rëndomtë në dukje. Ato janë të parat që hidhen në kosh kur i dorëzohemi kënaqësisë që na japin qershitë.

Por këto bishta të hollë janë të mbushur me vitaminë A, B1 dhe C dhe janë të dobishme për shëndetin e njeriut.

Me bishtat e qershive mund të përgatisni çaj të shijshëm dhe plot vlera. AgroWeb.org do t’ju tregojë më tepër mbi përgatitjen e këtij çaji dhe vlerat e tij.

Informacionet shkencore tregojnë se çaji i bishtave të qershive ndihmon organizmin të shkrijë yndyrnat e tepërta. Ky çaj i shoqëruar me një jetë aktive dhe ushqim të lehtë padyshim që ndihmon uljen e peshës.

Shkencëtarët pranojnë pa asnjë mëdyshje se bishtat e qershive kanë efekt diuretik dhe si rrjedhojë largojnë lëngjet e tepërta nga organizmi dhe parandalojnë formimin e gurëve në veshka.

Një tjetër karakteristikë e bishtave të qershive, që sjell AgroWeb.org, është parandalimi i problemeve të zemrës falë uljes së tensionit të gjakut.

Bishtat e qershive kanë efekt pastrues në organizëm sepse ndihmojnë në largimin e shpejtë të toksinave nga trupi.

Nëse dëshironi të shfrytëzoni këto përfitime të çajit të bishtave të qershive, atëherë pini një gotë para se të hani mëngjes dhe një tjetër në mbrëmje.

Provojeni për një periudhe një-dy mujore dhe do të shihni përmirësim.

Konsumi i tepërt i këtij çaji mund të shkaktojë dehidratim, ndaj AgroWeb.org ju këshillon të mos e kaloni sasinë e dy gotave në ditë.

Nëse vuani nga tensioni i ulët i gjakut dhe diareja, atëherë hiqni dorë plotësisht nga çdo plan për pirjen e këtij çaji.

Vlerat e Çajit të Bishtave të Qershive

Ka efekt qetësues / Shuan etjen / I bën mirë veshkave

Luan rol diuretik / Pastron gjakun / AgroWeb.org raporton se vonon formimin e gurëve në veshka

Ul kolesterolin / Largon lëngjet e tepërta nga trupi / I bën mirë mëlçisë

Ndihmon në rënien në peshë / Bën mirë kundër infeksioneve në traktin urinar

Si t’i shfrytëzoni vlerat e bishtave të qershive
Përgatitini si çaj
Thajini bishtat duke i shtruar në një letër të pastër dhe duke i lënë në ambient të hapur për disa ditë deri sa të thahen plotësisht.

Përdorni qese letre ose cope për t’i ruajtur për pak kohë. Për një filxhan çaj do t’ju nevojiten 2 lugë çaji me bishta të cilët duhen zier në ujë për 10 minuta.

Bëni banjë
Merrni 4 grushta plot me bishta qershish dhe ziejini në 3 litra ujë për 10 minuta. Shtoni 2-3 shkopinj kanelle dhe 20 gjethe blini.

Lërini të qëndrojnë së bashku për një orë dhe më pas hidheni ujin në vaskë. Ky lëng do t’ju gjallërojë dhe do ta ndihmojë lëkurën.

Të njëjtin lëng mund ta hidhni në një legen ku mund të fusni këmbët për 20 minuta. Thembrat do të zbuten dhe ju do të ndiheni më mirë./AgroWeb.org

Categories
Uncategorized

Fuqia e Omegas – Cilat Janë Yndyrnat e Dëmshme dhe Cilat të Mira

Për momentin, tregjet janë plot me ushqime pa yndyrë. Gjatë të gjithë kohës jemi të bombarduar me mesazhet se yndyra na bën keq.

Por, çfarë është yndyra? Përse kemi nevojë për të? A mund të jetojmë pa të? A duhet ta shmangim me çdo mënyrë? Për këto pyetje e shumë të tjera, AgroWeb.org ju jep përgjigje më poshtë:

Yndyrnat e dëmshme
Duke lënë mënjanë faktet interesante, mungesa e yndyrnave, ose më saktë acideve yndyrore mund të çojë në dëme të pariparueshme për organizmin tonë, duke shkaktuar shqetësime të mëdha në metabolizëm.

Ne përballemi me yndyrnat e këqija dhe ato të mira. Disa prej yndyrnave të këqija dhe veçanërisht yndyrnat trans, ose ato të ngopura ndikojnë negativisht në organizmin tonë.

Yndyrnat e ngopura gjenden kryesisht tek produktet blegtorale, mishi dhe nënproduktet e qumështit.

Mishi i viçit, i derrit, i qengjit, mishi i pulës dhe lëkura e shpendëve, qumështi me yndyrë të plotë, djathi, akullorja, vajrat tropikale dhe dhjami i derrit janë burime të këtyre yndyrnave.

Yndyrnat e ngopura janë shkaktare të rritjes së nivelit të kolesterolit në gjak, që rrit gjasat e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2.

Ushqimet që përmbajnë pjesërisht vajra vegjetalë të hidrogjenizuar kanë nivel shumë të lartë të yndyrnave trans.

Këto janë yndyrnat më të këqija për organizmin. Yndyrnat trans gjenden në ushqimet e skuqura, margarina, ëmbëlsirat, ushqimet e përpunuara, siç janë kokoshkat e paketuara që përgatiten në mikrovalë etj.

Ashtu si në rastin e yndyrnave të ngopura, yndyrnat trans mund të rrisin kolesterolin dhe të mbajnë nën fre nivelet e kolesterolit të mirë.

Yndyrnat trans trefishojnë shanset që ju të prekeni nga sëmundjet e zemrës në krahasim me yndyrnat e ngopura.

Yndyrnat e mira
Tani i vjen rradha yndyrnave të mira. Njihen ndryshe si yndyrnat e pangopura, që janë të dobishme për ta mbajtur organizmin të shëndetshëm dhe plot energji.

Ngrënia e ushqimeve të pasura me yndyrna të mira ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës, përmirëson nivelet e kolesterolit në gjak, nivelet e insulinës dhe ekuilibron nivelet e sheqerit.

Këto yndyrna janë të dobishme për organizmin, por ky i fundit nuk i prodhon ato. Megjithatë, nuk është e nevojshme që të shkoni në farmacinë më të afërt për të marrë pilulat që mendoni se ju nevojiten.

Keni shumë ushqime që mund t’ju japin sasinë e nevojshme të këtyre yndyrnave, mjafton që t’i bëni pjesë të dietës suaj.

Yndyrnat mono-të-pangopura ose Omega 9 mund t’i gjeni tek avokadot, ullinjtë, arrorët dhe gjalpi natyral i kikirikut. Këto yndyrna i japin trupit dhe sistemit imunitar një ndihmë të madhe.

Yndyrnat polio-të-ngopura njihen ndryshe si Omega 3 dhe acidet yndyrore Omega 6
Acidet yndyrore Omega 6 gjenden tek vajrat vegjetalë që ne i konsumojmë me bollëk.

Këshillohet që ushqimi juaj të jetë më e pasur me acidet Omega 3 që gjendet tek produkte si peshku, sardelet, gocat e detit, toni, trofta e liqenit, vaji i peshkut, farat e linit, arrat, algat e detit dhe suplementet e saj, lakrat e vogla, kale, spinaqi dhe majdanozi.

Acidet yndyrore Omega 3 luftojnë inflamacionin, mbajnë nën kontroll mpiksjen e gjakut, ulin tensionin e gjakut dhe trigliceridet. Konsiderohen si një kampion i vërtetë mes acideve yndyrore.

Siç mund ta shikoni, kur vjen puna tek yndyrat, gjithçka vërtitet rreth konsumimit të ushqimit të duhur.

Për fat të mirë, ushqimi shqiptar me bazë vaj ulliri organik, arra, peshk dhe perime të gjelbra është perfekt për të mbajtur një ekuilibër të acideve yndyrore në trup.

Tani që e dini që nuk keni përse të keni frikë nga yndyra mos hezitoni të përfitoni gjithçka që mundeni nga ato më të shëndetshmet./AgroWeb.org

Categories
Uncategorized

Mënyrat për të Mbajtur nën Kontroll Nivelin e Sheqerit në Gjak

Një nga mënyrat më të domosdoshme për të mbajtur nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak është përzgjedhja e një regjimi të shëndetshëm ushqimor.

Ky i fundit është i dobishëm për të parandaluar progresin e diabetit të tipit dy dhe efektet anësore të ushqimeve të përpunuara dhe të ëmbla.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për pesë mënyrat ideale që ju vijnë në ndihmë kundër sheqerit të lartë në gjak.

Ushqimet e Përpunuara
Shumica prej këtyre ushqimeve përmbajnë karbohidrate dhe sheqerna shtesë të cilat arrijnë ta rrisin pa fre nivelin e sheqerit në gjak.

Hiqni dorë prej bukës së bardhë, ëmbëlsirave të pastiçerive dhe drithrave të ëmbëlsuar dhe zgjidhni bukë me drithëra të plotë, perime dhe fruta.

Pijet Dhe Ushqimet E Ëmbëlsuara
AgroWeb.org ju këshillon të hiqni dorë nga pijet dhe lëngjet e blera në market.

Frutat e plota, arrorët, kosi natyral me fruta pylli, karrotat ndihmojnë në balancimin e sheqerit në gjak.

Ato çlirojnë sheqerin natyral në gjak në mënyrë shumë të ngadaltë.

Mos harroni që edhe lëngjet e frutave të shtrydhura vetë, konsiderohen si një pije me sheqer ndaj duhen konsumuar me kujdes.

Më Shumë Perime dhe Proteina
Barishtet, sallatat dhe perimet duhet të përbëjnë të paktën gjysmën e ushqimit tuaj ditor.

Fibra që ato përmbajnë ju mban të ngopur për shumë gjatë dhe ekuilibron sheqerin në gjak.

Për më tepër, ato përmbajnë pak kalori.

Proteina nga ana tjetër ngadalëson çlirimin e karbohidrateve dhe sheqerit në gjak.

Proteinën e gjeni tek mishi pa dhjamë, peshku, veza, produktet e bulmetit, arrorët dhe farat.

Kujdes Me Etiketat
Nëse blini ushqime të paketuara, kontrolloni etiketat në mënyrë që të zbuloni sasinë e sheqernave të fshehur.

Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se këto të fundit gjenden tek drithërat, buka, salcat, ushqimet e gatshme dhe të përpunuara.

Sheqernat maskohen me terma të ndryshëm si glukozë, dekstrozë, ëmbëlsues, shurup e të tjerë.

Nëse një produkt përmbajn më shumë se 5 përqind sheqer për çdo gramë sasi atëherë mos e konsumoni.

Kujdes Me Alkolin
Alkoli mund të shkaktojë luhatje të forta në nivelin e sheqerit në gjak.

Pirja afatgjatë e tij nxit shtimin në peshë dhe rezistencën ndaj insulinës.

Të dyja së bashku rrisin shanset e shfaqjes së diabetit.

Për më tepër, kryeni aktivitet fizik dhe flini gjumë mjaftueshëm.

Të dyja janë thelbësore për mirëmbajtjen e nivelin të sheqerit në gjak./AgroWeb.org

Categories
Uncategorized

Rrudhat e Syve – Si t’i Largoni me Metoda Natyrale

Rrudhat në pjesën e poshtme të syve mund të jenë acaruese sepse janë ndër shenjat e para të plakjes.

Ato dalin më shumë në pah kur buzëqeshni, rrudhni vetullat ose qeshni me të madhe.

Shpesh, rrudhat mund të tjetërsojnë paraqitjen tuaj dhe t’ju bëjnë të dukeni të mëdhenj në moshë.

Lëkura poshtë syve është shumë delikate dhe rrudhat mund të shfaqen edhe në një moshë shumë të re si pasojë e mungesës së lagështisë.

Humbja e kolagjenit, ekspozimi në diell dhe humbja e elasticitetit të lëkurës janë të gjithë kontribues në shfaqjen e rrudhave.

Në treg mund të gjeni shumë kura premtuese që mund t’i përgatisni në shtëpi.

Megjithatë këto kura janë ideale për zbutjen e rrudhave dhe jo zhdukjen e tyre.

Kurat e rekomanduara nga AgroWeb kanë për synim ushqimin e zonës rreth syve.

Sa më e ushqyer të jetë kjo zonë aq më të zbehta do të jenë rrudhat.

Shkaktarët E Rrudhave Të Syve
Sipas të dhënave të AgroWeb.org me humbjen e kolagjenit dhe elastinës, vijat e holla transformohen në rrudha.

Ekspozimi i lartë në diell është një nga shkaktarët më të mëdhenj të shfaqjes së rrudhave.

Një tjetër arsye është kontraktimi i muskujve të fytyrës si pasojë e të qeshurës, ose duhanpirja.

Kurat Kundër Rrudhave Në Pjesën e Poshtme Të Syve
Sipas studimeve të cilave u referohet AgroWeb.org përdorimi i rregullt i një kremi hidratues mund të zbusë paraqitjen e tyre.

Kremi ose kura e duhur mund të zbusë paraqitjen e rrudhave me 20%.

Vaji i Arrës Së Kokosit
Nëse aplikoni vaj të arrës së kokosit në pjesën poshtë syve do të vëreni një zbutje të konsiderueshme të rrudhave.

Ky vaj e ushqen ndjeshëm lëkurën delikate.

Ai nxit prodhimin e kolagjenit dhe përmban shumë antioksidantë që shkatërrojnë radikalet e lira të cilat kontribuojnë tek plakja.

Vajin e arrës së kokosit duhet ta përdorni dy deri në tre herë gjatë ditës, përfshirë në mbrëmje përpara gjumit.

Pas aplikimit bëni një masazh të lehtë duke përdorur mollëzat e gishtave.

Aloe Vera
Xheli i aloe verës është shumë i mirë për të zbehur vijat e holla dhe rrudhat e syve sepse e bën lëkurën më elastike.

Xheli i aloe verës e ushqen lëkurën shumë mirë sepse është i pasur me antioksidantë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org përbërësit e xhelit kanë aftësi shtrënguese për lëkurën dhe e bëjnë atë më të tendosur falë nxitjes së prodhimit të kolagjenit dhe fibrës.

Përdoreni xhelin dy ose tre herë në ditë dhe bëni një masazh të lehtë.

Aloe vera është ideale për të trajtuar paraqitjen e lodhur të syve dhe heqjen e rrathëve të zinj.

Vaji i Avokados
Vajin e avokados mund ta përzieni me vaj limoni apo qitroje dhe të krijoni një kurë shumë të mirë kundër rrudhave.

Përzieni një pikë vaj limoni me një lugë gjelle me vaj avokadoje.

Më pas me mollëzat e gishtave masazhoni zonën rreth syve duke përdorur disa pika nga kombinimi i mësipërm.

Përsëriteni kurën dy ose tre herë në ditë.

Kastraveci
Ekstraktet e kastravecit ndihmojnë në rritjen e elastinës dhe ushqimin e lëkurës me antioksidantë.

Kastraveci jo vetëm që e ushqen dhe freskon lëkurën por zbut ndjeshëm shenjat e plakjes së saj.

Mbajini fetat e kastravecit për 10-15 minuta dhe më pas fërkojeni zonën lehtë me vaj të arrës së kokosit.

Si Të Parandaloni Rrudhat
Mënyra më e mirë për të luftuar rrudhat është të mësoni se si t’i parandaloni ato.

Rregullat e arta për një lëkurë elastike në zonën e syve sipas të dhënave të AgroWeb.org janë:

Përdorni krem kundër diellit

Mbani syze dielli

Pini 8-10 gota ujë në ditë për të përmirësuar kompleksitetin e lëkurës.

Hidratimi është i rëndësishëm.

Në mos kundër rrudhave, hidratohuni për të mirën e shëndetit./AgroWeb.org

Categories
Uncategorized

Kombinim me te cilin do te shpetoni nga viruset. Një ilaç i sigurt dhe natyral për bronkitin, astmën dhe pastrimin e mushkërive

Me kete kombinim do te shpetoni nga viruset. Një ilaç i sigurt dhe natyral për bronkitin, astmën dhe pastrimin e mushkërive. PERBERESIT E NEVOJSHËM: 2 kg mjaltë organik, 500 g polen, 200 ml propolis. Vendosni të gjithë përbërësit në një tas ose kavanoz të madh dhe përzieni mirë. Poleni lihet të shkrihet, e cila zgjat 2-3 ditë.

Prandaj, është mirë nëse trazohet herë pas here, në mënyrë që të shkrihet shumë më shpejt. Ky ilaç është shumë shërues për bronkitin, astmën, kollën dhe pastron mushkëritë shumë mirë, – zonja Andreev ndan përvojën e saj.Kjo është përzierja themelore e zonjës Andreev, dhe mund të bëhet në kombinime me arra të shtypura, fiq të thatë të copëtuar, xhenxhefil të integruar, shafran i Indisë, aloe… ose sipas nevojave.
POLLENI NATYROR (pluhur lulesh) ka një efekt të dobishëm në organet e tretjes, gjëndrat endokrine, punën e zemrës dhe trurit.

Ndihmon në lehtësimin e lodhjes, ka një efekt pozitiv në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe nervore, për të kapërcyer stresin dhe depresionin. Përmirëson epsh në të dy gjinitë dhe përmirëson fuqinë tek burrat. Ai gjithashtu ka një efekt pozitiv në sistemin imunitar kundër infeksioneve të ndryshme.

Ndihmon në inflamacionin e prostatës dhe vezoreve, rritjen e presionit të gjakut, rritjen e sheqerit në gjak, urinimin e natës tek fëmijët, aneminë, cerozën, arteriosklerozën. PROPOLIS (pika) ndihmon në dhimbje të fytit, dhimbje dhëmbi, periodontit, mishrat e përflakur, bronkit, gastrit, djegie, sëmundje të lëkurës, astmë…

Categories
Uncategorized

Zbulohet pija qe ju paston mushëkrite tuaj ne kohe rekord, ja receta

Zbulohet pija qe ju paston mushëkrite tuaj ne kohe rekord, ja receta
Përkujdesja për mushkëritë është një hap i shkëlqyer që mundëson mbrojtjen nga sëmundjet e ndryshme. Në këtë artikull do të mësoni për 7 ushqimet që pastrojnë dhe detoksifikojnë këtë organ të rëndësishëm. Çaji Jeshil.
Ekspertët rekomandojnë pirjen e një filxhani të ngrohtë me çaj jeshil përpara gjumit. Kjo do të ndihmojë të pastroni organizmin dhe mushkëritë nga toksinat, por edhe të ruajë shëndetin e sistemit tretës.
Çaji jeshil kombinohet shumë mirë me xhenxhefilin, lëngun e limonit dhe mjaltin.

Lëngu i Limonit. Sipas të dhënave lëngu i limonit është shumë i pasur me antioksidantë dhe acid folik. Pini ujë me lëng limoni çdo mëngjes me stomak bosh. Lëngu i Boronicës së Kuqe Ose Ananasit. Këto fruta janë të pasur me antioksidantë dhe lëngun e tyre mund ta pini çdo ditë në mes vakteve ose gjatë drekës. Nëse po përpiqeni të pastroni mushkëritë, atëherë shmangni pijet e gazuara dhe alkolike. Lëngu i Karrotës. Karrota është e pasur me beta karoten dhe vitaminat A, K, C dhe B.

Lëngu i saj rrit nivelin e alkalinës në gjak. Studimet kanë konfirmuar se disa karrota në ditë ulin rrezikun e sëmundjeve të mushkërive. Xhenxhefil. Xhenxhefili është një aleat kundër sëmundjeve të këqija. Ai lehtëson eliminimin e sekrecioneve bllokuese të mushkërive. Ushqimet e Pasura me Antioksidantë. Spinaqi, frutat e pyllit, brokoli, peshku dhe rrushi janë ushqime të pasura me antioksidantë që forcojnë Imunitetin, kapacitetin e mushkërive dhe frymëmarrjes.

Rigoni Dhe Nenexhiku. Përbërësit organikë të rigonit përmirësojnë frymëmarrjen dhe çlirojnë mushkëritë nga bllokimet prej sekrecioneve. Mund t’i përdorni si çaj si çdo çaj tjetër bimor. Ato ndihmojnë në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes nga bakteret. Nenexhiku qetëson muskujt e rrugëve të frymëmarrjes dhe të dyja bimët duhen bërë pjesë e regjimit tuaj ushqimor. Mbrojtja e mushkërive kërkon marrjen e ushqyesve të domosdoshëm dhe vitaminave jo vetëm nga ushqimi por edhe suplementët.
Këshillat e fundit por jo nga rëndësia janë që të mos pini duhan, të qëndroni larg zonave ë ndotura dhe të pini sa më shumë lëngje të ngrohta./