Categories
Uncategorized

Për kë e ka? Kiara ndan foto me Luizin me mesazhin e veçantë

Moderatorja Kiara Tito mbështet nga jashtë shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”, Luizin. Pas daljes nga shtëpia ajo ka postuar shpesh, duke treguar se është krenare për rrugëtimin e partnerit të saj.

Mbrëmjen e sotme, ajo ka ndarë një foto me Luizin, shoqëruar me një mesazh të koduar i cili mesa duket është për komentet negative që ka marrë se fundmi, e ndoshta për të thënë se lidhja e saj dhe e Luizit është më e fortë se kurrë.

“Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, shkruan Kiara në foton e postuar në Instastory.

Categories
Uncategorized

“Jeta vlen pak në Shqipëri “, moderatorja e TCH: Gazetarët u larguan 10 minuta para sulmit, çfarë masakre mund të ndodhte…

Gazetarja Erjona Rusi ka reaguar për sulmin me armë ndaj godinës së “Top Channel”, ku mbeti i vrarë roja 60 vjeç, Pal Kola.

Ajo shpreh keqardhje dhe thotë se është e papranueshme që babai i tre fëmijëve që punonte për të fituar bujën e gojës, nuk jeton më sepse u vra nga breshëria e plumbave drejtuar një televizioni kombëtar.

Gazetaraja bën me dije se ngjarja që tronditi vendin ka ndodhur vetëm 10-20 minuta pasi kolegët e e redaksisë së lajmeve kishin dalë nga godina.

Postimi i plotë i Erjona Rusit:

Kolegët e Palit (ai vetë punonte gjatë natës) janë të parët me të cilët përshëndetem çdo ditë sapo mbërrij në punë, ndonjëherë shkëmbejme dhe batuta për makinat e parkuara keq, dhe po ashtu janë të fundit që ua bëj me dorë kur largohem. Askujt nuk ja kishte marrë mendja që sot njëri nga ata nuk do të kthehej gjallë në shtëpi. Ishte kaq e rëndë të shihje sot vendin ku punojmë çdo ditë të shndërruar një vendngjarje krimi.

Përtej çdo dyshimi, piste hetimi apo edhe teorie konspiracioni lidhur me këtë sulm, ajo çka është e rëndë dhe e papranueshme është që babai i tre fëmijëve që punonte për të fituar bujën e gojës nuk jeton më sepse u vra nga breshëria e plumbave drejtuar një televizioni kombëtar.

Nuk e imagjinoj dot çfarë masakre mund të kishte ndodhur nëse sulmi do kryhej vetëm 10-20 min përpara ndërsa dilnin nga puna kolegët e redaksisë së lajmeve pasi kishin përfunduar edicionin e mesnatës. Dreqi ta hajë, edhe në luftë gazetarët nuk preken.

Por ky sulm dhe vrasja e Pal Kolës tregon edhe një herë sa pak vlerë ka jeta në Shqipëri e se krimi nuk kursen më askënd në këtë vend”, shkruan Rusi.

Categories
Uncategorized

Si nuk e kuptuat! Flet Olti Curri pas historisë së Luizit: produksioni i “BBVA” ka ndertuar nje

Banori i shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Luizi ka tronditur me rrëfimin e tij se po vu ante nga një s mundje. Ndërkaq, më pas ai tha se nuk ka asnjë s mundje, por kishte rrëfyer historinë e shokut të tij.

Ai u dërgua nga produksioni për të kryer analizat dhe pas dy ore rezultuan se ai ka shëndet të plotë. Pas kësaj, u hodhën d shime të shumta drejt produksionit dhe në mesin e tyre ishte edhe Olti Curri.

Ai përmes një storje në ‘Instagram’, tha se analizat më të thjeshta marin kohë dy orë. “Sa shpejtë dolën analizat. Një palë analiza vonojnë dy orë. Apo ka qenë tampon C VID RAPID”.

Categories
Uncategorized

“S’e prisja”, Delinda Disha rrëfen emocionet e shtatzënisë: E doja shumë pas asaj që kalova

Aktorja e humorit Delinda Disha është në pritje të ëmbël. Ajo përshkroi emocionet që po përjeton në këtë periudhë të shtatzënisë, duke thënë se e dëshironte një fëmijë pas humbjes së binjakëve pak kohë më parë.

Ajo tha në një intervistë në “Më prit në fundjavë”, se lajmin e bukur e ndau për publikun gjatë pushimeve në Romë.

“Vendosëm të shkojmë në Romë. Atje ndamë lajmin edhe për publikun. E doja shumë një shtatzëni të dytë sidomos pas asaj që kalova. Kur ua thashë lajmin të dy fluturuan nga gëzimi, djali e do shumë një vëlla po ende s’dimë gjininë”, tha Delinda duke zbuluar momentet e para.

Categories
Uncategorized

Te dua me shume se jeten time! Gazetarja Ola Bruko ‘vulos’ divorcin me burrin e saj, ja cpo ndodh ne jeten e saj (Foto)

Ajo ka prezantuar për shumë vite edicionin informativ dhe do të kujtohet gjithmonë si spikere, edhe pse prej kohësh merret edhe me programe dhe është autore dhe moderatore e emisionit të saj. Po flasim për Ola Brukon. Spikerja dhe moderatorja është nënë e dy fëmijëve dhe sot djali i saj feston ditëlindjen.

Shumë e lumtur dhe krenare për të, Ola ka ndarë një urim për të birin në rrjetet sociale. “15 vitet më te bukura të jetës mi ke falur ti dashuria ime. Je drita e syve që më dhurove emrin nënë e më bën të ndjehem çdo dite me te lumturen ne bote.

Mu befsh 100 vjec ajri im. Te dua me shume se veten dhe do jem gjithmone krah teje. Krenare per ty, per djalin e mrekullueshem qe je bere”, shkruan ajo krah fotos me të birin. Pak dite me pare qarkulloi nje lajm jo i mire per tu degjuar, per ndarjen nga bashkeshorti te Ola Brukos, gazetarja ne Facebookune saj nuk mban me mbiemrin e burrit, dhe gjithashtu postimi i saj i fundit per te birin, pa perfshire bashkeshortin na shton dyshimet per divorc.

Categories
Uncategorized

Agjërimi për 30 ditë, si e rigjeneron trupin dhe qelizat

Kufizimi i ushqimit edhe për tre ditë mund të rigjenerojë të gjithë sistemin imunitar të njeriut. Këtë e thotë një studim i Universitetit të Kalifornisë së Jugut sipas të cilëve, kjo përbën mënyrën më natyrale për t’i dhënë krahë imunitetit.

Ekspertët kanë kritikuar prej kohësh regjimet drastike që promovojnë kufizimin e ushqimit, duke e përshkruarë atë si jo të shëndetshëm.

Por ky studim i ri thotë se nëse trupi nuk furnizohet me ushqim, atëherë qelizat staminale nisin të prodhojnë rruaza të reja të bardha të gjakut. Këto rruaza janë luftëtaret më të mira të infeksioneve.

Ekspertët amerikanë besojnë se ky zbulim, të cilit i referohet AgroËeb.org është i rëndësishëm sidomos për pacientët që vuajnë nga tumoret apo i nënshtrohen kimioterapisë. Këta të fundit kanë një imunitet seriozisht të dëmtuar.

Dobësimi i Imunitetit Me Kalimin e Moshës

Gjatë rritjes, sistemi imunitar i njeriut dobësohet dhe e ka më të vështirë të luftojë sëmundjet.

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, kufizimi i ushqimit për 72 orë mund ta rikthejë imunitetin në shina.

Ka kufizime drastike ku pihen vetëm lëngje të lehta për tre ditë por edhe kufizime më të lehta siç është përgjysmimi i ushqimit për këto tre ditë.

Zgjedhja bëhet në varësi të gjendjes shëndetësore dhe këshillave të mjekut. Kufizimi i ushqimit ndez motorrët e rigjenerimit dhe çel rrugën formimit të rruazave të reja të bardha të gjakut.

Gjatë këtyre 72 orëve, trupi sipas ekspertëve, eliminon vetë pjesët e dëmtuara, vjetëruara dhe jo efikase të sistemit imunitar. Sistemi imunitar është tërësisht i ri ndërkohë që enzimat që rrisin rrezikun e plakjes ulen në numër. Kufizimi i ushqimit detyron trupin të përdorë depozitat e glukozës dhe yndyrnave dhe përbën një fillim të ri për organizmin.

Studimi në fjalë është bazuar në eksperimente të shumta, megjithatë ai duhet shoqëruar me studime të mëtejshme klinike. Kufizimi i ushqimit nuk duhet bërë me hamendje apo pa rekomandimin e një mjeku specialist.

Sipas ekspertëve, imitimi i stilit të agjërimit, është një qasje më e sigurt dhe më e lehtë për t’u duruar dhe kapërcyer nga të gjithë ata që janë në dietë.Një mënyrë e mirë është që të kosumoni arra në momentet kur ju merr uria. Por mos e teproni, nuk duhet të konsumoni më shumë se 6 arra në ditë.

Shkencëtarët do të kryejnë një studim me pjesëmarrje më të gjërë, duke u motivuar nga gjetja se njerëzit që vuajnë nga rreziku i sëmundjeve që kanë lidhje ose shkaktohen nga obeziteti, përfitonin më shumë nga kjo lloj diete specifike./AgroWeb

Categories
Uncategorized

Gruan e kishte përballë, shqiptari tek Zonja Eni: Ma ka lënë amanet babai të kem sa më shumë…..!

Gruan e kishte përballë, shqiptari tek Zonja Eni: Ma ka lënë amanet babai të kem sa më shumë femra në jetë mua Keti tregon se ai e tradhton dhe i sheh shpesh mesazhe nga femrat e tjera tek telefoni i bashkëshortit. Kjo gjë e lën don tepër, kurse Maliqi shprehet se e ka amanet nga babai që të ketë sa më shumë femra.

Ardit Gjebrea: Çfarë paska ky Maliqi? Eni Çobani: Eh duhet të ketë diçka me siguri. Maliqi: Unë e kam diçka që baba ma ka lënë amanet dikur, por hajd mo. Enriketa: Që të ketë një listë të gjatë të gjinisë femërore zoti Ardit. Eni Çobani: Listë të gjatë në çfarë kuptimi sepse njeriu zgjedh dikë, e dashuron, jeton me të. Maliqi: Nuk rija më një vend prandaj, nuk rrija dot me një grua, lëvizja. Ardit Gjebrea: Edhe e ke trashëgimi nga babi?

Maliqi: Po tani hoqa dorë se e kuptova i thërrita një çikë mendjes. Enriketa: Amanetin e babit të vet e mban kurse amanetin e babit tim jo.
Ardit Gjebrea: Pse a e mban akoma amanetin e babit? Enriketa: Deri tani po. Imagjino se sa telashe dhe probleme e halle i kam hapur asaj familjes sime unë duke e pasur mendjen gjithmonë tek zotëria. Eni Çobani: Si ka qenë bashkëjetesa këto 5 vite? Enriketa: E lodhshme.

Categories
Uncategorized

“Më goditi e më la të shtrirë në dëborë”, i moshuari padit aktoren e famshme, i kërkon 300 mijë dollarë dëmshpërblim

Aktorja e njohur amerikane Gwyneth Paltrow ka përfunduar në gjykatë, pas pretendimeve se ka goditur një person teksa po bënte ski në Utah në vitin 2016. Ajo është paditur nga një 70 vjeçar, Terry Sanderson, i cili ka pretenduar se Paltrow u përplas me të në resortin Deer Valley në Park City.

Ai ka thënë se ajo ka dalë “jashtë kontrollit”, në pistën e skive duke i shkaktuar atij një lëndim në tru, katër brinjë të thyera dhe lëndime të tjera të rënda.

Gjithashtu edhe Paltrow e ka paditur 70 vjeçarin duke pretenduar se ka qenë i moshuari që e ka goditur atë, teksa po bënte ski duke u shkaktuar i lëndime në trup. Procedurat gjyqësore pritet të zgjasin tetë ditë.

Ai e paditi fillimisht për3.1 milionë dollarë por në fund e hoqi kërkesën përpara se ta ndryshonte atë për të kërkuar 300,000 dollarë dëmshpërblim. Ndërkohë Paltrow, e njohur për rolet në filmat “Shakespeare in Love” dhe “Marvel’s Iron Man” , u kundërpërgjigj, duke kërkuar tarifat e avokatit dhe 1 milionë dollarë dëmshpërblim.

“Ai kërkoi që zonja Paltrow t’i paguante atij miliona,” shkroi ekipi ligjor i aktorit në një dosje takimi në vitin 2019.

“Nëse ajo nuk do të paguante, ajo do të përballej me publicitetin negativ që rezulton nga akuzat e tij.” Gjyqi kundër Paltrow dhe Sanderson mund të zgjasë më shumë se një javë.

Sipas medieve të huaja, ngjarja ka ndodhur në vitin 2016 në Utah, ku aktorja Gwyneth Paltrow doli jashtë kontrollit teksa po bënte ski, duke goditur Terry Sanderson, duke i shkaktuar lëndim në tru dhe katër brinjë të thyera.

Ndërsa vetë aktorja u ngrit dhe u largua duke e lënë Sanderson të shtrirë në dëborë dhe të plagosur rëndë.

Categories
Uncategorized

Pas “GoFundMe”, ndodh e PAPRITURA me Instagramin e Luizit, motra e konkurrentit të Big Brother merr në dorë…

Luiz Ejlli është kthyer në kryefjalën e medieve rozë. Që prej hyrjes në shtëpinë e “Big Brother Vip” këngëtari ka treguar se nuk ka patur “Instagram” dhe i ka kërkuar mikeshës së tij, Jurgenës që t’i hapte një të tillë.
Por së fundmi mesa duket është “futur në lojë” dhe motra e tij, Ina Ejlli.

Ajo jo vetëm që hapi një faqe “GoFundMe”, por tani i ka marrë në dorë edhe Instagramin me 637 k followers Luizit, duke e kthyer adresën në emrin e saj, Ina Ejlli. E gjitha kjo ka ndodhur pas takimit të Luizit me kunatin në Prime-in e së shtunës.

Ndërkohë një faqe “GoFundMe” është hapur nga familjarët e Luiz Ejllit për këngëtarin. Në një lidhje telefonike me emisionin “Wake Up”, kunati i tij, Sokol Tahiri zbuloi se përse është hapur “GoFundMe” në emër të Luizit.

Ai tha se fansat në Amerikë dhe jashtë Shqipërisë kishin kërkuar një gjë të tillë, duke shtuar se kjo faqe nuk është hapur për arsye ekonomike apo shëndetësore.

Categories
Uncategorized

Reshje shiu në gjithë vendin, mësoni si do jetë moti sot

Dita e sotme parashikohet me një kthesë e motit, edhe pse zyrtarisht fillon pranvera.

Priten vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Gjithashtu për këtë ditë pritet një rënie e ndjeshme e temperaturave në vlerat e mesditës.